Lajme

Haradinaj: Kurti po i shërben agjendës së Vuçiqit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Qeverisë Kurti.

Sipas Haradinaj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i shërben agjendës së Vuçiqit.

“Aq sa e kuptoj situatën e sigurisë, Kurti po i shërben agjendës së Vuçiqit”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

Më tutje Haradinaj, ka dyshime se kryeministri Kurti ka një skenar për ta ndarë Kosovën.

“Çështjet e sigurisë nuk bëhen në krye në vete. Albini dhe qeveria e tij është dashur ta kërkojë ndihmën e Amerikës.  Veprimi i pambuluar ndaras, po shkon kah një drejtim tjetër, kah një rrezikim i një pjesë të vendit. Dyshimet janë tani a mos Kurti ka skenar ta ndajë Kosovën, duket si një skenar për ndarjen e Kosovës”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj, ka folur për raportin e Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës. Sipas kryetarit të AAK-së, kryeministri i Kosovës  Albin Kurti është duke dëmtuar përkrahjen që ShBA-ja ia ka dhënë Kosovës, edhe është duke e dëmtuar rezultatin që ka ardhur si pasojë e kësaj përkrahje.

/Shqip.com