Lajme

Haradinaj: Kurti po e humb mbështetjen e aleatëve

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama “duhet përgëzuar për qëndrimin dinjitoz”, pasi ai i kërkoi Serbisë që t’i lirojë këtë javë tre policët e Kosovës.

Haradinaj tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “po rrëshqet në humbjen e kontrollit aq sa kishte në veri” si dhe “po e humb mbështetjen e aleatëve”.

“Kryeministrin Rama duhet përgëzuar për qëndrimin dinjitoz që e kishte sot rreth paralajmërimit të rikthimit të raporteve të ngrira në rast të moslirimit të menjëhershëm të policëve të zënë rob”, shkroi Haradinaj.

“Albin Kurti fatkeqësisht po rrëshqet në humbjen e kontrollit aq sa kishte në veri, po e humb mbështetjen e aleatëve tanë dhe kësisoj po e nxjerr nga fundosja Vuçiqin dhe po e dëmton Kosovën”, shtoi ai.

Haradinaj u ka bërë thirrje përfaqësuesve amerikanë dhe atyre të Bashkimit Evropian që “të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Republikës së Kosovës dhe mos të lejojnë degradimin e mëtutjeshëm”.

“Amerikë kemi nevojë për ju! Ne jemi 100 për qind pro SHBA-së”.

/Shqip.com