Lajme

Haradinaj kujton masakrën në Pastasellë të Rahovecit: Dora barbare nuk i kurseu as të miturit

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar masakrën në Pastasel të Rahovecit që ka ndodhur 24 vjet më parë.

I pari i AAK-së ka thënë se dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së shqiptarëve.

“Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan 24 vjet më parë në Pastasellë të Rahovecit. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Përgjegjësit për këtë krim makabër mbesin ende të pandëshkuar!.

Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

/Shqip.com