Lajme

Haradinaj kujton komandant Drinin: Vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar komandatin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – Komandant Drini.

Haradinaj tha se Komandant Drini, ishte njëri prej komandantëve më të shquar që pati UÇK-ja.

“Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

/Shqip.com