Lajme

Haradinaj kujton heroizmin e nënës Aze

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroizmin e nënës Aze, e gjithashtu sakrificën e nënës së saj Zize Syla dhe të rënëve të tjerë të 3 gushtit 1998, Idriz Gucati dhe Sejdi e Arif Kasumaj.

“Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re dhe sot kur e kujtojmë me pietet, duhet të vëmë në pah se lavdia e UÇK-së nuk do ta kishte përmasën që e ka pa nënat tona të papërkulura”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Në 25 – vjetorin e rënies, nderojmë heroizmin e nënës Aze, e gjithashtu sakrificën e nënës së saj Zize Syla dhe të rënëve të tjerë të 3 gushtit 1998, Idriz Gucati dhe Sejdi e Arif Kasumaj.

Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re dhe sot kur e kujtojmë me pietet, duhet të vëmë në pah se lavdia e UÇK-së nuk do ta kishte përmasën që e ka pa nënat tona të papërkulura.

Trimëria, guximi dhe vendosmëria e saj deri në vetëmohim, e bën të veçantë dhe të paharruar në kujtimin e brezave.

/Shqip.com