Lajme

Haradinaj kujton dëshmorët e Prishtinës

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Marecit dhe masakrën në Makoc.

Haradinaj ka thënë se prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e të Gollakut, ishtë shndërruar në ditë krimi të paparë.

“Prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’i shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer fëmijë, vajza, djem, gra e pleq .Sakrifica e të rënëve është gjithherë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë – ajo mban emrin e secilit prej tyre”, ka shkruar Haradinaj.

/Shqip.com