Lajme

FOTO / Haradinaj kujton civilët e vrarë në masakrën e Poklekut dhe në Çikatovë të Vjetër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 25-vjetorin e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës ka kujtuar se drejtësia nuk është vendosur edhe pas 25 vjetësh.

“Me dhembje në zemër, duke e ditur se drejtësia ende nuk është vendosur, 25 vjet pas Masakrës në Poklek të Drenicës, kur gjurmët e gjakut në bodrumin e Fadil Muqollit ende janë të freskëta, kujtojmë jetët e pafajshme të humbura e të rrëmbyera nga ata që tentuan të zhbijnë qenien dhe ekzistencën popullit shqiptar”, shkroi Haradinaj.

“Më 17 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë, duke filluar prej foshnjave 6 muajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar. Në të njëjtën ditë, u vranë edhe 24 shqiptarë civilë në fshatin Çikatovë e Vjetër. Duke kërkuar drejtësi për të rënët, qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, shtoi kryetari i AAK-së.

/Shqip.com