Lajme Ballkan

Haradinaj kujton 28-vjetorin e masakrës së Srebrenicës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar 28-vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Haradinaj ka shkruar se “Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga regjimi mizor i Millosheviqit”.

Ai është shprehur se njerëz të pambrojtur e pa asnjë fajë pësuan nga projektet shovoniste të realizuara përmes gjenocidit.

Postimi i plotë:

Kujtojmë sot mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga aparati shtetëror i Millosheviqit.

Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit.

Masakra e Srebrenicës, 28 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat!

/Shqip.com