Lajme

Haradinaj: Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë që aleanca me ShBA-të është e përjetshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga Amerika, Haradinaj ka thënë se Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë që aleanca me ShBA-të është e përjetshme.

“Kosova asnjëherë nuk duhet të harrojë që aleanca me ShBA-të është e përjetshme dhe duhet të mirëmbahet me punë, komunikim të sinqertë dhe bashkëpunim të vërtetë”.

Më tutje Haradianaj ka thënë se gjatë një javë vizitë në ShBA ai do të zhvillojë takime edhe në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres.

“Sot, po e nisi një javë të vizitës sime në Uashington, ku do të qëndroj dhe do të marrë pjesë në ceremoninë “Lutjet e Mëngjesit”. Gjatë kësaj vizite do të kem një agjendë e cila do të përfshijë takime në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, e po ashtu edhe takime tjera me institucione të rëndësishme”.

Pos Haradinaj për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të qëndrojë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

/Shqip.com