Lajme

Haradinaj kërkon rritjen e pagave në sektorin publik

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar rritje të pagave në sektorin publik, duke thënë se kështu përmirësohet edhe pozita e sektorit privat.

Ai ka thënë se ky hap duhet të ndërmarrët nga qershori sepse sipas tij ekziston rreziku i ikjes së profesionistëve pas liberalizimit të vizave.

Deri në qershor kërkoj bëjeni një plan që të rritet buxheti i paraparë për pagat, ka mundësinë që me rishikim me rrit pagat për gjithë sektorin publik. Më 1 janar e kemi liberalizimin e vizave, nëse vazhdojmë me fjetje dhe nuk fillojmë dinamikë të rritjes së pagave, do të humbasim shumë profesionistë. Mos lejoni që buxheti të mos implementohen dhe pagat të mos rriten. Nëse s’keni vizion, mos i dëmtoni sektorin publik. Energjia është rrit dy herë, është rrit kostoja e jetës në përgjithësi, edhe tatimi në pronë. Si ka mundësi mos me pas edhe rritje të pagave. Cila logjikë e shpjegon këtë?”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se AAK do ta mbështesë qeverinë në rishikimin e buxhetit.

/Shqip.com