Lajme

Haradinaj kërkon reagimin e Avokatit të Popullit lidhur me vendimin e ZRrE-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar reagimin e Avokatit të Popullit kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ky vendim që Haradinaj e ka cilësuar si “arbitrar”,  “është në dëm të qytetarëve e pa kurrfarë baze ligjore”.

“Si do të bëhet llogaritja e faturave të KESCO nga data 9 shkurt, kur asnjë vizitë nuk është bërë me datën 8 shkurt nga ekipet e tyre (e kam fjalën për njehsorët që nuk mund të lexohen nga distanca)”, ka shkruar i pari i AAK-së në “Facebook”.

“ZRRE për 800 kilovatët nuk specifikon se sa do të merren nga tarifa e ulët e sa nga tarifa e lartë. Nëse vërtetë ekziston Avokati i Popullit në funksion të popullit, do të duhej të vihej në funksion menjëherë për këtë vendim arbitrar në dëm të qytetarëve e pa kurrfarë baze ligjore!”.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka miratuar tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët.

Ata të cilët shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kilovatë orë në muaj nuk do të preken nga shtrenjtimi i energjisë elektrike. Ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 centë dhe tarifa e ulët 6 centë./SHQIP.com