Lajme

Haradinaj kërkon heqjen e masës së ndalimit të qarkullimit për diasporën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria heqjen e ndalimit të qarkullimit ndaj diasporës, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se mërgimtarët duhet mirëpritur dhe jo të kufizohen me masa që “ekspertët po i konsiderojnë jo shkencore dhe jo të nevojshme”.

“Rrugët tuaja drejt vendlindjes nuk u ndalën asnjëherë, as dikur në rrethana okupimi e as sot në liri. Ju i jepni kuptim festave të fundvitit, të cilat do të ishin të zbehta pa ju dhe kjo jo vetëm për faktin që familjet çmallen me ju, por edhe gjallërimi që i bëni ekonomisë së shtetit tonë të përbashkët, vendlindjes tuaj.

Sot i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, që të heqin masën e ndalim qarkullimit, për të mundësuar kështu, udhëtim të lirë e të papengesa për diasporën tonë. Ne duhet t’i mirëpresim motrat e vëllezërit tanë, e jo t’i kufizojmë me masa që ekspertët po i konsiderojnë jo shkencore dhe jo të nevojshme për menaxhimin e pandemisë”, shkroi ndër tjerash Haradinaj./SHQIP.com