Lajme

Haradinaj: Kërkimfalja e Muratit ndaj pjesëtarëve të UÇK-së nuk mjafton

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës.

Daut Haradinaj ka thënë se nuk mjafton kërkimfalja e ministrit të Ministrisë së Financave, Hekuran Muratit për postimet e bëra në të kaluarën kundër pjesëtarëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Murati ka numëruar të vrarët serb dhe jo ata të Kosovës.

“Mirë që ka kërku falje edhe pse nuk mjafton! Në vend që t’i numërojë dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëria i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë! Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar”, shkroi Haradinaj.

Tutje Haradinaj iu është drejtuar Muratit duke i thënë se “Serbia është jashtë Kosovës ministër, e ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe”.

Lexo edhe:
Murati kërkon falje për postimet e bëra kundër UÇK-së

Hekuran Murati, ka kërkuar falje për postimet e bëra në të kaluarën kundër UÇK-së.

Ai tha se këto postime i kishte bërë nga mllefi ndaj atyre që i kishin “fryrë” listat për përfitime financiare./Shqip.com