Lajme

Haradinaj i reagon Kusarit-Lilës: Turpi ka emër

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë reagim të menjëhershëm shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila në bisedën e publikuar së fundi nga Nacionale, ajo i ankohet përfaqësuesve të Listës Serbe, për kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Lexo edhe:
Mimoza ankohet te Sllavko se Ramushi po i fryn listat e veteranëve (Pjesa e tretë)

“Turpi ka emër”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë që në bisedën e Kusari-Lilës, të publikuar sot si pjesa e tretë, ajo i ankohet Simiqit për Haradinajn, për listat e veteranëve.

/Shqip.com