Lajme

Haradinaj e uron kancelarin e ri të Gjermanisë: Lidhjet tona janë të forta

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Olaf Scholz tashmë është kancelar i Gjermanisë – për këtë ka marrë urim nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kosova më 17 shkurt feston 14 vjetorin e pavarësisë, ndërkohë Merkeli qëndroi në pushtet gjatë 16 viteve të fundit.

I tërë raporti Kosovë-Gjermani lidhet me Merkelin në krye, këto raporte Haadinaj i cilëson si “lidhje të forta” e që do të vazhdojnë.

“Kosova dhe Gjermania kanë ndërtuar lidhje të forta dhe një partneritet të përjetshëm mbi vlerat e përbashkëta. Roli i Gjermanisë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në procesin e dialogut është vendimtar dhe duhet të intensifikohet”, ka thënë Haradinaj.

Në fund i ka shprehur mbarësi e suksese në punën e tij.

Partia Socialdemokrate në Gjermani i fitoi zgjedhjet e këtij viti, duke e lënë mbrapa CDU.

Merkel veç e kishte vendosur të mos kandidonte më për kancelare.

Një ashtu edhe Partia Socialdemokrate njihet për raportin konstruktiv ndaj Kosovës. /Shqip.com.