Lajme

Haradinaj e përkujton Luanin nga vendi ku ra dëshmor

“Në Qafë Mullar, aty ku luftoi dhe ra heroikisht Luan Haradinaj!”.

Këto kanë qenë fjalët e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në përkujtim të vëllaut Luanit, i rënë dëshmorë në luftën e fundit.

Bashkë me Haradinajn ishin edhe një grup i madh që vizituan vendin e quajtur Qafë Mullar.

Luan Haradinaj u vra 25 vjet më parë, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin që ndante Kosovën me Shqipërinë.

Haradinaj përveç Luanit, në luftë e ka humbur edhe vëllaun tjetër, Shkëlzenin.

Shkëlzen Haradinaj kishte rënë më 6 maj të vitit 1999 në kufi me Shqipërinë, përderisa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.

/Shqip.com