Lajme

Haradinaj: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për liri

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, , ishte vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, ndërsa siç u shpreh ai, si akt shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Deklarata e 2 korrikut, ishte një gur në themelet e lirisë.

“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, ishte vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, ndërsa si akt shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës. Atë ditë, 111 delegatë edhe pse në kushte shtetrrethimi, legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, ishte vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, ndërsa si akt shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës.

Atë ditë, 111 delegatë edhe pse në kushte shtetrrethimi, legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi. Ata do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrrës shekullore, shtetit të pavarur.

Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vjet më pas nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

/Shqip.com