Haradinaj bashkë me Lladrovcin e ndjek ndeshjen Kosovë-Izrael
Publikuar:
(12.11.2023 21:04:53)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook se është duke e shikuar ndeshjen Kosova vs Izrael, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Ndeshja është e vlefshme në kuadër të kualifikimeve për “Kampionatin Evropian 2024”.
Haradinaj ka uruar për fitoren e dardanëve, si dhe mikpritje për mysafirët
”Uroj të jetë një lojë e bukur sot mes Kosovës dhe Izraelit në Stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe një fitore të djemve tanë Dardanë! Le të tregojmë shpirtin sportiv në fushë e mikpritës jashtë saj! Forca Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.
Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej muajin e kaluar, por ishte shtyrë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
/Shqip.com