Lajme

Haradinaj: Alternativa jonë strategjike është anëtarësimi në NATO

Pamje nga takimi i zhvilluar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot përfaqësuesit e Këshillit Atlantik, udhëhequr nga Jorn Fleck, drejtor i lartë për Evropë Qendrore.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj tregoi se ka shprehur orientimin e natyrshëm euro-atlantik të Kosovës, dhe synimin që të jemi pjesë e barabartë e aleancës së shteteve të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të.

“Alternativa jonë strategjike është anëtarësimi në NATO, si kontribut për sigurinë nacionale, paqen në rajon dhe përballimin e kërcënimeve dhe sfidave”, ka shkruar Haradinaj.

/Shqip.com