Lajme

Haradinaj: 17 janari i lidhë tre viganët e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallen, Kadri Zekën, dhe Skënderbeun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar në 41 vjetorin e vdekjes, Jusuf e Bardhosh Gërvallën, e po ashtu Kadri Zekën.

Po në këtë ditë është edhe 555 vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Sot përkujtojmë dy ngjarje në dy periudha të ndryshme, me personazhe që kanë pasur një qëllim, mbrojtjen e Shqipërisë. Zemra e themeltarit të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pushoi së rrahuri më 17 janar 1468. Gjenerali që është frymëzim për secilin shqiptar e trashëgimia e së cilit frymëzoi përpjekjet tona për liri përgjatë shekujve. Po ashtu, sot kujtojmë heronjtë e Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, që ranë po më 17 janar, 41 vjet më pare”, ka shkruar Haradinaj.

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Më tutje Haradinaj është shprehur se ideatorët e lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi u bashkuan dhe u prinë shqiptarët drejt çlirimit, deri në frymën e tyre të fundit.

/Shqip.com