Lajme

Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është publikuar njoftimi për prokurim, për shërbimet konsulente për rishikim të dizajnit dhe mbikëqyrje të punimeve në rrugën N2 Prishtinë-Mitrovicë.

Më tutje Aliu ka bërë të ditur se shërbimet në fjalë priten të mbulojnë një periudhë 25 mujore.

“Sot është publikuar Njoftimi Specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në Rrugën N2 Prishtinë – Mitrovicë, me gjatësi 9.78 km. Shërbimet do të mbulojnë një përiudhë prej njëzet e pesë (25) muaj kalendarik nga data e fillimit ku përfshihen: 3 muaj shqyrtimin e dizajnit, përgatitjen e dosjes së tenderit, procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave, 20 muaj periudha e mbikëkqyrjës se punimeve dhe 2 muaj periudha e finalizimit të projektit”, ka thënë më tutje Aliu.

Ai ka ftuar kompanitë vendore dhe ndërkombëtare të dorëzojnë propozimet e tyre.

/Shqip.com