Lajme

Hapet Piramida e Tiranës, Rama: Ëndërr që u bë realitet

Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë
Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë

Sot, pas disa muajsh punime është hapur Piramida e Tiranës. Si nga kryeministri Edi Rama, ashtu edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, është cilësuar një qendër inovacioni.

Gjithashtu Rama tha gjatë inaugurimit se ky projekt ishte një ëndërr e bërë realitet.

Ai shtoi se godina e Piramidës mbart shumë histori, e cila nuk është aspak e lehtë për t’u mbajtur si pjesë e kujtesës.

“E kam pas ëndërr të më shohin nga lart poshtë. Kjo është një nga ëndrrat që sot bëhet realitet, ka qenë pikëpyetje e madhe prej shumë vitesh, që kur u bëra ministër i kulturës dhe quhej qendra ndërkombëtare e kulturës.

Në fakt ishte hapësirë në degradim e ndarë me kioska brenda për shërbime të ndryshme dhe ajo që i mungonte ishin njerëzit, jeta e vet dhe nuk ka qenë aspak e lehtë për të ardhur në këtë rezultat sepse këto godina që bartin kaq shumë histori dhe histori aspak të lehtë për t’u mbajtur si  pjesë e kujtesës, gjithmonë ngremë dilema se çfarë duhet bërë me to”, tha Rama.

/Shqip.com