Lajme

Hapet për qarkullim Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën

Rruga e Arbrit, Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e Çlirimit ka përcjellë pamje nga Rruga e Arbrit, e cila hapet sot për qarkullim, transmeton Shqip.com.

Ky investim strategjik do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

Rruga e Arbrit është e gjatë rreth 74 kilometra, derisa ka shtatë tunele me gjatësi totale 8.5 kilometra.

Ky aks rrugor do të jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin.

Kjo rrugë lidhëse ndërkombëtare pritet të jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe turizmit.

Rruga e Arbrit është një nga investimet më të rëndësishme për modernizimin e infrastrukturores rrugore të Shqipërisë.

Ajo do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme lidhjen e Dibrës me Tiranën, duke ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e zonave në të cilën kalon. /Shqip.com