Hapet Panairi “Prishtina 2023”, mundësi për prodhuesit që të promovohen në tregje të reja

Panairi i përgjithshëm Ndërkombëtar Ekonomik “Prishtina 2023”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës ka hapur dyert të mërkurën.
Kryetari i Odës Ekonimike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se Panairi do të jetë i hapur për katër ditë radhazi dhe se është shumë i rëndësishëm për bizneset kosovare.
Përmes tij, siç tha Rafuna, këto biznese mund të gjejnë bashkëpunim me njëra-tjetrën dhe ta zgjerojnë kompaninë e tyre.
Sipas tij, ngjarja mbledhë ndërmarrësit vendës dhe ndërkombëtarë nga të gjithë sektorët në kërkim të mundësive të reja për të zgjeruar bizneset e tyre dhe promovuar ato.
Suad Çmega, udhëheqës i një kompanie që merret me dronët, tha se pret që biznesi i tij të promovohet në këtë panair, teksa ka prezantuar disa nga dronët që i ka në shitje e që tha se janë shumë modern veçanërisht për bujqësi.
Këtë vit, panairi po mbahet në qendrën tregtare Prishtina Mall nga ora 10:00-18:00.
/Shqip.com