Lajme

Hapet kufiri Shqipëri-Kosovë: Kalimi pa asnjë kontroll policor dhe pa asnjë ndalesë

Ka nisur të zbatohet marrëveshja midis Kosovës dhe Shqipërisë për hapjen e kufirit që lidh të dy vendet raporton TopChanel.

Kjo marrëveshje u nënshkrua gjatë mbledhjes së dy qeverie të mbajtur ditë më parë në Kosovë.

Në këtë mbledhje është rënë dakord që çdo fundjavë nga një qershori deri në 30 shtator mes Kosovës dhe Shqipërisë të mos ketë asnjë ndalesë në kufi.

Sot qytetarët e Kosovës që kanë shkuar  për të pushuar në brigjet e bregdetit të Shqipërisë e kanë kaluar kufirin pa asnjë ndalesë./Shqip.com