Lajme Botë

Hapet konkursi për programin e studentëve të huaj në SHBA

Është hapur konkursi i Programit të Studentëve të Huaj Fulbright në Shtetet e Bashkuara (Diplomë Master) për vitin akademik 2023-2024.

Programi i Studentëve të Huaj Fulbright sjell qytetarë të vendeve të tjera në Shtetet e Bashkuara për të studiuar për master në universitetet amerikane. Programi ka sjellë disa nga mendjet më të mira të botës në kampuset e SHBA dhe u ofron pjesëmarrësve të programit njohuri mbi shoqërinë dhe vlerat amerikane. Shumë përfitues të huaj të Fulbright janë profesionistë të karrierës së hershme, të cilët do të kthehen për të marrë poste drejtuese në vendet e tyre të origjinës, shpesh duke punuar në sektorin publik, duke përfshirë në qeveri ose në universitete.

Sipas njoftimit afati i fundit për aplikim është data 31 maj. Ky program financohet bashkërisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës./Shqip.com

Informacionet tjera mund ti lexoni duke klikuar në këtë link.