Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës gjatë ditës së sotme ka shpallur konkurs për pranimin e studentëve për banim në konvikte.
Sipas kësaj qendra, konkursi pritet të hapet prej datës 12.09.2022 deri më datën 18.09.2022.
“Konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2022 deri më datën 18.09.2022.Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine”, thuhet në njoftimin e QS-së.
Gjithashtu është bërë e ditur se këtë vit Akademik, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.

“Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë. Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 studentë” thuhet më tutje në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi)./Shqip.com