Kulturë

Hapet edicioni i dytë i Panairit të Librit “Podujeva 2023”

Në kuadër të festivalit “Ditët e Diasporës”, në Komunën e Podujevës, është hapur Panairi i Librit në të cilën po marrin pjesë shtëpi botuese të ndryshme.

Në hapje të panairit mori pjesë nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, drejtori i drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Pajtim Balaj dhe dashamirë të librit.

Nënkryetarja Lahu, u shpreh e lumtur për mbajtjen e panairit duke theksuar që komuna do të vazhdojë përkrahjen ndaj ngjarjeve të tilla dhe duke i bërë gjithmonë më madhështore, njëherit përgëzoi edhe organizatorin, shkrimtarin Fatmir Halimi nga Shtëpia Botuese “Prokult”.

Ndërsa drejtori i DKRS-së, Pajtim Balaj inkurajon të gjithë dashamirët e librit të vizitojnë panairin sepse librat nuk kanë kuptim pa atë që i dedikohen, njeriun.

Panairi do të jetë i hapur deri më 29 korrik, nga ora 12:00 deri në 21:00 në sheshin e qytetit.

/Shqip.com