Kulturë

Hapet edicioni i 19-të i “Javës së Bibliotekës”

Në Bibliotekën Kombëtarë të Kosovës, është hapur edicioni i 19-të i Javës së Bibliotekës.

Me temën “Dokumentimi i kulturës së emigracionit – koleksionet e shtypura dhe digjitale”, përgjatë një jave në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të organizohen aktivitete kulturore dhe sesione shkencore mbi bibliotekarinë, historinë dhe digjitalizimin.

Sipas njoftimit, Java e Bibliotekës organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Bibliotekarëve të Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Në kuadër të eventit, ministri i kulturës, Hajrulla Çeku, tha që librin, veprimtarinë botuese dhe bibliotekat i kemi adresuar edhe në reformën e përgjithshme për kulturë e cila veçse ka nisur me miratimin e koncept dokumentit për kulturë që u miratua javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës.

Tutje, Çeku tha se Biblioteka Kombëtare gëzon kapacitet të jashtëzakonshëm, e që po trajtohet me prioritetin e duhur institucional.