Hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve që kanë lindur nga viti 2015 e tutje
Publikuar:
(16.10.2021 13:01:21)

Nga e shtuna është hapur aplikimi për shtesat e fëmijëve për nënat që kanë fëmijë të lindur nga 1 janari i vitit 2015 e tutje, përcjell Shqip.com.
Përmes një njoftimi, Ministria e Financave bëri të ditur se aplikimi mund të bëhet në platforëm “eKosova”.

“Hapet aplikimi për Shtesa për Fëmijë për të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga data 1 janar 2015 e tutje. Për të aplikuar për Shtesa për Fëmijë referojuni vegëzës në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index…”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ndryshe, të premten, ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte njoftuar se nga ky muaj, të gjitha nënat që kanë fëmijë të lindur nga 1 janari 2015 e tutje, do të marrin shtesa nga shteti./SHQIP.com