Lajme

Hapat e mbetur për liberalizimin e vizave

Bashkimi Evropian dhe Kosova

Këshilli i Ministrave ka miratuar të enjten me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën

Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.

Instituti “EPIK”, përmes një postimi në Facebook, ka listuar hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.

Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024.

Hyrja në fuqi e këtij sistemi vitin që vjen është vendosur si datë e re në faqen zyrtare të sistemit ETIAS.

/Shqip.com