Kulturë

Hani i Elezit bëhet me qendër të re të Kulturës dhe Rinisë

Qendra Kulturore - Hani i Elezit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka bërë të ditur se në Komunën e Hanit të Elezit është ndërtuar Qendra e re e Kulturës.

Çeku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të ketë hapësira të reja kulturore në çdo pjesë të Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që të rinjtë, komuniteti artistik e sportiv dhe qytetarët e kësaj komune tash do të kenë një hapësirë multifunksionale për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre”, ka shkruar Çeku.

Qendra Kulturore – Hani i Elezit

Kjo Qendër e Kulturës dhe Rinisë është ndërtuar në bashkëpunim në mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Hanit të Elezit./Shqip.com

Qendra Kulturore – Hani i Elezit