Rozë Ndërkombëtar

Hande Erçel i jep goditjen finale aktorit të famshëm

Hande Erçel dhe Kerem Bürsin

Hande Erçel dhe Kerem Bürsin kanë qenë në fokus të mediave turke kohët të fundit.

Kjo pasi dyshja kanë filluar lidhjen e dashurisë gjatë kohës që ishin duke aktruar rolin që kishin.

Mirëpo javën e fundit është përfolur se dyshja janë ndarë.

Por ndërsa fansat shpresonin se spekulimet nuk janë të vërteta, veprimi i fundit i aktores ndaj Keremit ka zbuluar më shumë detaje.

Thashethemet se janë ndarë nisën pasi fshinë nga rrjetet sociale fotot e përbashkëta, duke mbajtur vetëm ata të realizuara gjatë telenovelës ku kanë luajtur së bashku.

Por tani Hande e ka hequr Keremin nga Instagrami duke nënkuptuar se nuk janë më bashkë.

Madje dyshja i kanë fshirë edhe fotografitë që kishin në shesh- xhirime./SHQIP.com