Lajme

Hamza: S’pati asnjë ndërhyrje as mesazh nga Haga për kryetarin e ri të PDK-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje dhe as mesazh nga ish-kryetarët e partisë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, rreth zgjedhjes së kryetarit të ri të kësaj partie, shkruan SHQIP.

Hamza deklaroi se ish-krerët e PDK-së janë duke u përballur në Hagë me një proces aspak të lehtë teksa tha se gara për kryetarin e ri është e hapur për çdo kandidat të mundshëm.

Hamza për kandidatin e vetëm për kryetar, Memli Krasniqi, deklaroi se do ta udhëheqë partinë drejtë fitores teksa theksoi se nuk duhet tentuar të zëvendësohen ish-kryetarët.

“Memli Krasniqi bashkë me ekipin që do ta krijojë do e udhëheq PDK-në drejt fitoreve. Mendoj se as nuk duhet të tentohet që të zëvendësohen Thaçi e Veseli pasi secili prej tyre e ka vendin e vet brenda PDK-së”, shtoi Hamza./SHQIP.com