Lajme

Hamza pas takimit me Lajçak: Diskutuam për çështjen e Urës së Ibrit

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, është takuar sot me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, ai është deklaruar për media, ku tha se kanë biseduar për situatën e përgjithshme në Kosovë për çështjen e dialogut.

Tutje, Hamza tha se temë diskutimi ka qenë edhe çështja e Urës së Ibrit dhe “nevoja që të respektohet dhe zbatohet kushtetuta dhe ligjet në fuqi që garantojnë lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve”, tha ai.

Hamza tha se është diskutuar gjithashtu progresi i arritur gjatë këtyre viteve por edhe për ndjeshmërinë që ndodhet dhe është prezente në pjesën veriore të Kosovës dhe “të gjithë ne do ta bëjmë maksimumin që të punojmë në dobi të paqes, prosperitetit dhe krijimit të kushteve për jetë të përshtatshme për të gjithë pa dallim, me prioritet zbatimin e ligjit”, tha ai.

/Shqip.com