Lajme

Hamza: Mitrovica ndanë gjysmë milioni € për dëmet nga vërshimet

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka njoftuar të enjten se kanë ekzekutuar gjysmë milioni euro për kompensimin e dëmeve nga vërshimet e muajit janar.

Kryetari Hamza ka shkruar në Facebook se pagesat prej 2500 eurosh për familje janë ekzekutuar dhe qytetarët e prekur nga vërshimet, ato mjete, do t’i kenë në llogaritë bankare.

“Para pak kohësh, Mitrovica jonë ka përjetuar një situatë të jashtëzakonshme nga vërshimet që kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në shumë pjesë të qytetit. Komuna e Mitrovicës ka ndarë gjysmë milioni euro për kompensimin e këtyre dëmeve. Sot, dua të ju informoj se pagesat prej 2500 eurove për familje janë ekzekutuar dhe qytetarët e prekur nga vërshimet, ato mjete, do t’i kenë në llogaritë bankare përkatëse të tyre”, ka shkruar Hamza.

/Shqip.com