Lajme

Hamza: Komuna ka mobilizuar të gjithë operatorët dhe ka ngritur kapacitetet e saj në tejkalimin e kësaj situate të rënduar

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka dal në teren për të parë nga afër gjendjen me të cilën po përballet qytetarët e Mitrovicës pas reshjeve të shumta të shiut.

Hamza nga tereni ka bërë të ditur se Komuna ka mobilizuar të gjithë operatorët dhe ka ngritur kapacitetet e saj në tejkalimin e kësaj situate të rënduar.

“Brenda kapaciteteve tona jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme, kemi mobilizuar të gjithë operatorët e nevojshëm dhe së bashku me ta jemi në terren. Reshjet e dendura kanë bërë që niveli i ujit në lumenjët e qytetit të Mitrovicës të rritet dhe kjo ka shkaktuar një situatë serioze prandaj jemi duke e vëzhguar situatën nga afër”, është shprehur kryetari Hamza.

Pos Mitovicës me reshje dhe vërshime të mëdha janë përballur edhe qytete tjera si në Junik, Pejë, Deçan dhe Istog.

/Shqip.com