Sport Ndërkombëtar

Hamilton flet për transferimin  e tij te Ferrari

Lewis Hamilton

Kohët e fundit është përfolur për një transferim të Lewis Hamilton nga Mercedes te Ferrari. Ai që ka reaguar për këtë gjë është vetë piloti britanik, që nga Montekarlo ka treguar të vërtetën.

“Kur je në bisedime për të ardhmen ka gjithnjë thashetheme. Unë jam në bisedime vetëm me Mercedes”, tha Hamilton.

“Si duket, dikush u mërzit nga që nuk garuam fundjavën e kaluar dhe shkroi thashetheme pa kuptim. Unë mund të them që jemi në fund të bisedimeve me Toto Wolff. Situata te Mercedes nuk do të ndikojë aspak në vendimin që do të marr për të ardhmen time”, u shpreh 7 herë kampioni i botës në Formula 1.

“Kemi punuar shumë për të ndryshuar makinën dhe unë kam besim te grupi që përgatit në detaje çdo gjë. Stafi im është duke biseduar me Mercedes për çdo gjë, ndërkohë që askush nga Ferrari nuk më ka kontaktuar për të ardhmen”, tha Hamilton.

I pyetur për deklaratën e Leclerc, që tha se të gjithë do të dëshironin një shok skuadre si Hamilton, britaniku shtoi: “Më vjen mirë për deklaratën e Charles, pasi është një pilot i jashtëzakonshëm. Por s’ka asgjë të vërtetë në ato që janë shkruar”.

/Shqip.com