Sport Ndërkombëtar

Hamilton: Edhe nëse Mercedesi nuk fiton nuk është fundi i botës

Lewis Hamilton

Lewis Hamilton beson që Mercedesi do të rikthehet në majat e Formula 1 edhe nëse nuk fitojnë këtë vit.

Shtatë herë kampioni dhe shoku i skuadrës, George Russell, ende nuk kanë arritur të fitojnë asnjë ndeshje këtë stinor.

Lewis Hamilton

Dhe atyre po ju humbet koha se i kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje

Hamilton është i vetmi pilot në histori që së paku ka fituar një çmim të madh çdo vit të karrierës së tij në F1.

“Unë nuk e shoh si një periudhë të thatë. Ndjej se ky vit ka qenë një vit rritjeje. Ka qenë një përvojë e mirë për të gjithë. Kanë mbetur gjashtë gara, kështu që ka gjashtë mundësi dhe ne do të përpiqemi të fitojmë, por nëse nuk bëjmë mirë, nuk mendoj se është fundi i botës.”

Lewis Hamilton

Megjithatë, Mercedes ende po e sfidon Ferrarin për vendin e dytë në kampionatin e konstruktorëve./Shqip.com