Sport Ndërkombëtar

Hamilton e pranon se nuk po “lufton” për titull

Lewis Hamilton

Lewis Hamilton fshiu shanset e tij për të fituar Kampiontitn Botëror, pas një paraqitje dëshpëruse në garën e djeshme për Çmimin e Madh të Emilia Romagna.

Shtatë herë kampioni i botës – përfundoi në pozitën e 14-të, teksa shoku i skuadrës George Russell ishte i 11-ti.

Një dështim total për Mercedesin.

Se nuk po “lufton” për titull e pohoi edhe vetë Hamilton, pasi tha se “me padyshim që nuk po luftojmë për kampionatin. Por ne po luftojmë për të kuptuar makinën dhe për të përmirësuar dhe përparuar gjatë vitit. Kjo është gjithçka për të cilën mund të shpresojmë tani”.

Ai po ashtu shtoi se “ne qëndrojmë së bashku,” tha Hamilton. “Ne përpiqemi të motivojmë të gjithë, kjo është situata me të cilën po përballemi

Fitues në këtë garë – doli Max Verstappen, i cili po kalon formë të mirë edhe në këtë sezon.

Hamilton – që tashmë është 37 vjeçar, ishte vetëm një hap larg për të hyrë në histori – sezonën e kaluar, pasi do bëhej i vetmi pilot me tetë tituj të kampionit.

Por – në garën e fundit ishte mposhtur nga Vestappen, i cili është favorit për tu shpallur kampion përsëri edhe pese rrugëtimi do jetë i gjatë.