Sport Ndërkombëtar

Hamilton befason me synimin e tij, që nuk ka të bëjë me Formula 1

Lewis Hamilton ka zbuluar synimin e tij për t’u bërë një nga turistët e parë të hapësirës, duke zgjedhur Elon Musk si bashkudhëtarin e tij.

Një udhëtim në hapësirë është ndër planet e ardhshme të Hamilton, pilotit profesionist të Formula 1, sipas asaj që tha vetë britaniku në një intervistë para garës për Çmimin e Madh të Australisë. Piloti ka treguar se mban marrëdhënie miqësore me Elon Musk, duke shprehur indirekt që është një admirues i personit që krijoi Tesla dhe sot me Space X edhe në fushën e teknologjisë hapësinore.

Hamilton foli për diskutimet e tij me Elon Musk dhe pyetjet që i ka bërë rreth aventurës së re hapësinore që nis me kthimin e njeriut në Hënë. Sipas shtatë herë kampionit të botës, objektivi i radhës i Elon Musk është planeti Mars, ndërkohë që ai e ka vendosur tashmë emrin e tij në listën e atyre që konkurrojnë për një vend në anijen “Space X”.

“Ai po flet për udhëtimin në Mars, por unë jam gati të shkoj në hapësirë në çdo fazë. I thashë se mund ta drejtoja vetë anijen kozmike, por mendoj se është e gjitha e automatizuar”, tha Hamilton, i cili njihet si një person që i pëlqejnë sfidat.

/Shqip.com