Halle Bailey në premierën e ‘Sirena e vogël’ zgjedh fustanin nga Valdrin Sahiti
Publikuar:
(09.05.2023 19:39:32)

Veshjet e disenjatorit nga Kosova, Valdrin Sahitit janë veshur nga shumë yje botëror.
Emra të njohur si: Beyonce, Yung Miami, Winnie Harlow, Kylie Jenner, Paris Hilton, Nicole Scherzinger, kanë përzgjedhur fustanet nga Sahiti për evente shumë të rëndësishme.
E së fundmi, vëmendjen e mori edhe fustani i Halle Bailey.
Në premierën e shumëpritur të “The Little Mermaid” (Sirena e Vogël) në Dinsey, aktorja, e cila luan rolin e Ariel ka zgjedhur që të vishet nga dizajneri shqiptar.
“Faleminderit Halle Bailey që na zgjodhe ne për premierën botërore të ‘Sirena e Vogël’. Do të thotë shumë për mua dhe ekipin tim”, ka shkruar Sahiti në Instagram.
/Shqip.com