Sport Ndërkombëtar

Hallakamë te Juventusi

Situata te Juventusi nuk është aspak e qetë dhe duket se gjërat nuk mund të përmirësohen shpejt. Shumë gabime që nga fillimi i sezonit, shumë thashetheme që dëshirojnë largimin e trajnerit Massimilano Allegri të largohet nga Torino.

Në prag të derbit (Torino – Juventus) janë të gjitha bazat për të pritur një përmbysje në ndeshjen më të pritur nga tifozët. Megjithatë, ambientet nuk janë inkurajuese. Përballja mes Allegrit dhe një pjese të grupit, nuk ishte një shenjë e mirë mes trajnerit dhe ekipit.

Ekipi ankohet se në dhomat e zhveshjes, Allegri flet shumë pak dhe nuk jep indikacionet e sakta për lojën, duke krijuar shumë konfuzion mes reparteve. CEO i klubit, kushëriri i Agnellit, po lodhet duke parë humbje ekonomike, rezultate negative e tjera, dhe kështu sipas “Corriere dello Sport”, thuhet se asnjë nuk është i sigurt në klub, askush nuk është i paprekshëm.

/Shqip.com