Haliti: Për interesa të vendit është mirë që propozimi të nënshkruhet nga pala kosovare
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka dalur kundër qëndrimeve të partisë së tij.
Ai ka thënë se për interesa të vendit është mirë që propozimi evropian është mirë të pranohet nga pala kosovare.
“Për interesa të vendit është mirë që të nënshkruhet marrëveshja nga pala kosovare. Unë uroj që gjatë këtyre ditëve PDK të reflektojë duke qenë opozitë e vërtetë kundër atyre që duhet me qenë, por kjo nuk është çështje e Albin Kurtit, kjo është çështje e Kosovës”, ka thënë Haliti në Tëvë1.
Kujtojmë se me 18 mars do të ketë një takim në mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian lidhur me planin e zbatimit të propozimit evropian që tashmë të dy vendet e kanë pranuar.
Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se fillimisht, kryediplomati evropian, Josep Borrell, do të zhvillojë takime të ndara me dy liderët, nga ora 10:00, ndërkohë që më pas do të pasojë takimi kokë më kokë mes dy liderëve.
/Shqip.com