Lajme

Haliti i PDK-së: Marrëveshja e 2013-ës e ka brenda njohjen “de-fakto”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, theksoi se marrëveshja e vitit 2013 e ka njohjen ‘De Fakto’, ndërsa  prolongimi i fillimit të zbatimit të marrëveshjes nuk shkon në favor të Kosovës.

“Marrëveshja e vitit 2013, për ata që dinë të lexojnë politikisht, në mes rreshtave, në vetëvete e ka njohjen “De Fakto”. Por, fatkeqësisht nuk po duan ta pranojnë”, ka shkruar Haliti.

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se prolongimi i procesit nuk shkon në favor të Kosovës.

Haliti tutje tha se po zhvillohet fushatë e qëllimshme servilosjeje për ta futur sa më thellë në gabime kryeministri Kurti, pasojat e së cilës e shpiejnë Kosovën në rrugë pa krye.

Postimi i plotë:

Marrëveshja e vitit 2013, për ata që dinë të lexojnë politikisht, në mes rreshtave, në vetëvete e ka njohjen “De Fakto”. Por, fatkeqësisht nuk po duan ta pranojnë.

Obligimet që kanë marrë të dyja vendet, nëse nga të dyja palët ka gadishmëri që të zbatohen obligimet, procesi në vetëvete do jetë njohja reciproke e padeklaruar. Prolongimi i fillimit të zbatimit të marrëveshjes nuk shkon në favor të Kosovës.

Më vjen keq që po zhvillohet fushatë e qëllimshme servilosje per ta futë sa më thellë në gabime zotin Kurti, pasojat e së cilës na shpiejnë në rrugë pa kry. Prandaj, mendoj që në bisedime duhet të jemi largpamës për të ardhmen e vendit dhe të rajonit.

/Shqip.com