Lajme

Halimi: Qeveria ka zgjedhur propagandën, në vend të veprimit

Sibel Halimi - zëdhënëse e LDK-së
Sibel Halimi - zëdhënëse e LDK-së

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (PDK), Sibel Halimi ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut (DASh) për Kosovën.

Korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme më serioze në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në pjesën për Kosovën.

Përmes një postimi, Halimi ka thënë se Qeveria ka zgjedhur propagandën, në vend të veprimit.

“Dhuna në bazë gjinore asnjëherë nuk trajtohet vetëm nëpërmjet performancës së akterëve qeveritar në shënimin e ditëve që lidhen me të drejtat e grave dhe vajzave. Duhet qasje serioze në sundimin e ligjit e trajtim efektiv të rasteve të dhunës në bazë gjinore.Departamenti i Shtetit të ShBA-ve për të Drejtat e Njeriut për vitin 2022 ka publikuar një sërë problemesh lidhur me parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës. Madje, shqetësuese është fakti i mungesës së politikave në luftimin e përzgjedhjes së seksit me paragjykime gjinore. Sipas raportit djalë-vajzë në lindje ishte 108 djem me 100 vajza. Ndërsa, kemi një qeveri e cila ka përzgjedhur që në vend të veprimit – vështrimin, në vend të qeverisjes – propagandën. Prandaj, realitetet e prodhuara nga zyrat e partisë në pushtet janë të kundërta me jetën e përditshme që po e jetojnë qytetarët”, është shprehur Halimi.

Po ashtu në raportin për vitin 2022 përmendet që ligji parasheh ndëshkime penale për zyrtarët e përfshirë në korrupsion, por që Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në tërësi.

/Shqip.com