Lajme

Halimi-Kurtit: Fushata duke u ulur në karrocë është tallëse

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me përfaqësuesit e HANDIKOS-it.

Përmes një postimi në Facebook, Halimi thotë se fushata e Kurtit është tallëse.

“A është bërë ndonjë hap në përmirësimin e të drejtave të kësaj kategorie të shoqërisë? A është eliminuar ndonjë pengesë? Fushata duke u ulur në karrocë është tallëse, kryeministër?!”, shkroi Hoti.

Halimi tha se sot Kurti do duhej të postonte rezultate të qeverisë së tij.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri i vendit do të duhej të postonte ndonjë rezultat të qeverisjes së tij. Diçka që e dallon nga të tjerët”.

Por, kujtojmë se në njoftimin e Qeverisë thuhet se në  Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, Kryeministri Kurti i është përgjigjur thirrjes së HANDIKOS-it, për përdorim të karrocës, në shenjë solidarizimi me personat me aftësi të kufizuara.

/Shqip.com