Ekonomi

Halimi: Kryeministri, duhet ta ketë të qartë se vendi nuk zhvillohet duke prezantuar realitet fiktiv

Sibel Halimi - zëdhënëse e LDK-së
Sibel Halimi - zëdhënëse e LDK-së

Gjatë ditës së sotme, në Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon, 10.7 %.

Mirëpo me këtë nuk po pajtohen nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Sipas Sibel Halimit të LDK-së, Kurti duhet ta ketë të qartë se vendi nuk zhvillohet duke prezantuar realitet fiktiv.

“Derisa qytetarët janë duke u ballafaquar çdo ditë me kriza të shumëfishta, si rezultat i inflacionit dhe rritjes enorme të çmimeve, kryeministrit i kujtohet të propagandojë për rritje ekonomike, ‘rritje’ e cila është 5 herë e gjysmë më e ultë se inflacioni prej 20% në produkte bazike, sipas Bankës Botërore. Rritjen reale prej 3.7%, mundohen të na e shesin për 4.9%. Kryeministri, duhet ta ketë të qartë se vendi nuk zhvillohet duke prezantuar realitet fiktiv, por duke ndërhyrë për ta përmirësuar atë” ka shkruar Halimi.

Sipas Halimit, rritja ekonimike arrihet me një program vizionar, i cili ngërthen në vete projekte madhore dhe politika të mirëstudiuara fiskale.

/Shqip.com