Lajme

Halimi: Gratë po vriten, asnjë shqetësim nga kabineti qeveritar 

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi
Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka alarmuar se po normalizohet krimi mbi gratë.

Duke marrë shkas nga vrasja e dy grave kosovare në Gjermani dhe Zvicër ditët e fundit, Halimi ka shkruar se kjo “shpërfaq një gjendje emergjence në komunitetin tonë, që të ngritët kundër mizorisë”.

Shoqëria, thotë ajo, “duhet të organizojë fushata vetëdijësuese për mbrojtjen e të drejtave të grave”.

“Politika e jashtme duhet të krijojë një strategji të posaçme për mërgatën kosovare ngase indiferenca ndaj vrasjes së grave është e barasvlershme me miratimin e krimit!”, ka shkruar mes tjerash Halimi në Facebook.

/Shqip.com