Lajme

Halimi: Adresa e degradimit është popullizmi

Sibel Halimi - zëdhënëse e LDK-së
Sibel Halimi - zëdhënëse e LDK-së

Zëdhënsja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka deklaruar që gjuha e përdorur në Kuvendin e Kosovës është jashtëzakonisht shqetësuese.

Ajo përmes një reagimi në Facebook, ka theksuar se qytetarët nuk janë prioritet për Qeverinë dhe se logjika e vetme që po përdoret është ajo e populizmit.

E papranueshme arroganca dhe presioni që kanë zgjedhur për të komunikuar me fjalën, mendimin e lirë e me qytetarët tanë.  Fatkeqësisht, qasja e tillë vije si rezultat i kombinimit të paaftësisë e populizmit. Degradimi është pritur, gjithmonë duke pasur parasysh mënyrën se si u ngjitën në krye të vendit. Kjo parti në fakt është duke u ballafaquar me braktisjen e vetes, tjetërsimin. Prandaj, janë të humbur në kohë dhe hapësirë dhe qytetarët nuk janë prioriteti i tyre”, ka shkruar Halimi.

Sipas saj, LDK-ja edhe pse është opozitë vazhdon përpjekjet për të punuar në të mirën e qytetarëve.

“Ndonëse, janë duke u ballafaquar me krizat nga më të ndryshmet, pushteti votoi kundër rezolutës së propozuar të LDK-së për mos rritjen e tatimit, duke ofruar zgjidhjen më të mirë. LDK, edhe pse është në opozitë do të vazhdoj përpjekjet për të bërë më të mirën për qytetarët”, ka përfunduar shkrimin zëdhënsja politike e LDK-së, Sibel Halimi.

/Shqip.com